Ndahet nga jeta legjenda e muzikës greke, Marinella, në moshën 87-vjeçare

Është ndarë nga jeta në moshën 87-vjeçare Marinella, një nga ikonat më të mëdha të muzikës greke.
Lajmi i trishtë është bërë i ditur nga familja e saj, e cila në një deklaratë zyrtare njoftoi se artistja u shua në banesën e saj më 28 mars 2026, rreth orës 18:00.
E lindur si Kyriaki Papadopoulou, Marinella ndërtoi një karrierë të jashtëzakonshme që zgjati për afro gjashtë dekada, duke u kthyer në një nga zërat më të dashur dhe më të suksesshëm në Greqia.
Ajo mbeti aktive në skenë deri në vitet e fundit të jetës, duke dëshmuar përkushtimin dhe dashurinë e saj të madhe për muzikën. Marinella njihej edhe për filozofinë e saj të jetës, duke theksuar shpesh se mosha është thjesht një numër dhe se çdo moment duhet jetuar në maksimum.
Me ndarjen e saj nga jeta, muzika greke humbet një prej zërave më përfaqësues, ndërsa publiku një artiste që la gjurmë të pashlyeshme në skenë.




