AKTUALITETSTAR CHANNEL

Ndahet nga jeta Mitropoliti i Gjirokastrës, Imzot Dhimitri

Gjirokastër, 29 qershor 2025 – Me hidhërim të thellë është njoftuar ndarja nga jeta e Hirësisë së Tij, Mitropolitit të Gjirokastrës, Imzot Dhimitri. Ai ndërroi jetë mbrëmjen e 28 qershorit, rreth orës 20:30, në Spitalin e Përgjithshëm Universitar të Janinës, pas një sëmundjeje të rëndë që përfshinte infeksion respirator dhe endokardit, të cilat çuan në pamjaftueshmëri të shumëfishtë organesh.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Imzot Dhimitri lindi në Serres të Greqisë në shtator të vitit 1940 dhe kreu studimet në Fakultetin e Teologjisë të Universitetit “Aristoteli” të Selanikut. Pas përkushtimit në jetën monastike në Malin Sinai dhe shugurimit si murg në vitin 1974, ai iu bashkua Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë në vitin 1991, ku shërbeu ngushtësisht përkrah Kryepiskopit Anastas.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Në vitin 2006 u zgjodh Mitropolit i Gjirokastrës, duke dhënë një kontribut të çmuar në ringjalljen e jetës kishtare në jug të vendit. I njohur për përkushtimin ndaj ndërtimit të kishave, forcimit të jetës shpirtërore dhe veprimtarisë filantropike, ai ka lënë një trashëgimi të pasur shpirtërore dhe institucionale.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Shërbesa e përshpirtjes u mbajt në kishëzën e Kryepiskopatës në Tiranë, ndërsa ceremonia e varrimit do të zhvillohet më 1 korrik 2025, në orën 11:00, në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Gjirokastër.

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Back to top button