AKTUALITETSTAR CHANNEL

Ndahet nga jeta muzikanti i talentuar fierak, Vasillaq Zahariu

Vasillaqi ka lindur në 05.05.1938 në qytetin e Fierit. Në vitin 1945, kryen shkollën fillore në Rrërëz të Patosit. 

Reklama në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Në vitin 1952 kryen shkollën mesme në Liceun Artististik “Jordan Misja” në Tiranë, në degën “Teori Muzike”.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Në vitin 1966 filloi studimet ne Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë, në degën e Kulturës. 

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Në vitin 1969 u emërua drejtor i Shtëpisë së Pionierit “Llambi Bego” në Fier. 

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

Në vitin 1971 u emërua drejtor në Shtëpinë e Kulturës, në Fier. Ishte i pari specialist në qytetin e Fierit për kulturën, që ishte i shkolluar me arsim të lartë.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"

Me emërimin e Vasillaqit në Shtëpinë e Kulturës, lëvizja artistike në Fier, pësoi një ndryshim shumë të madh. Në Shtëpinë e Kulturës, ai filloi të krijojë kurse për instrumente të ndryshme për të mësuar të rinjtë fierakë në mësimin e kitarës, mandolinës, fisarmonikës, klarinetës, baletit etj. 

Përpjekja kryesore e Vasillaqit ishte krijimi i orkestres frymore (Banda e qytetit). Ajo që i jepte prioritet Vasillaqit për të zhvilluar gjithë këto përpjekje në krijimin e këtyre kurseve, ishte se ai njihte shumë mirë disa instrumente muzikore. 

Vasilaqi luante në kitarë, në mandolinë, në kontrabas dhe në fisarmonikë. Vasillaqi rikrijoi Ansamblin e këngëve dhe valleve fierake, të cilat kishin stopuar aktivitetin e tyre që prej disa vitesh, deri në ardhjen e tij si drejtor dhe së bashku me udheheqësin artistik, dirigjentin e Shtëpisë së Kulturës, kompozitorin Simon Gjoni dhe koreografin Bajo Toto, e përfaqësuan qytetin e Fierit në konkurrimin kombëtar të ansambleve popullore të rretheve. 

Në vitin 1974 u emërua si udhëheqës artistik i Shkollës së Mesme Bujqësore “Rakip Kryeziu”, ku në festivale të ndryshme, në konkurrimet e shkollave të mesme në shkallë rrethi, është nderuar gjithmonë me çmime të ndryshme. Vasillaqi ka marrë pjesë aktive në shumë premira të Estradës profesioniste me instrumentin e kitarës bas dhe të kontrabasit në Kompleksin Vokal – Instrumental të Këngës Popullore Qytetare Fierake, që në krijimin e saj në vitin 1976 – 1986, pranë Estradës. 

Pas ndryshimit të sistemit, së bashku me familjen, e lanë Shqipërinë dhe shkuan në drejtim te Greqisë, në Athinë dhe më pas në drejtim të Amerikës, në Filadelfia. 

U nda nga jeta në 18.03.2025 nga një pushim zemre, duke lënë në pikëllim të thellë bashkëshorten Irinin, djemtë dhe miqtë e afërt. Drejtoria e Artit dhe Kulturës i shpreh ngushëllime familjes dhe të afërmëve të tij!

T’i ndrijë shpirti në parajsë artistit fierak, Vasillaq Zahariu🕯💐!

Informacioni: Rik Hoxha

Related Articles

Back to top button