Ndahet nga jeta në moshën 79-vjeçare aktori fierak Sotir Stefa, humbje për artin dhe kulturën e qytetit
Një lajm i trishtë ka prekur komunitetin artistik të Fierit. Është ndarë nga jeta në moshën 79-vjeçare aktori i mirënjohur fierak, Sotir Stefa, një nga figurat më të dashura të skenës dhe humorit qytetar.
Për dekada me radhë, ai dha një kontribut të vyer në jetën kulturore dhe artistike të Fierit, duke fituar respektin dhe dashurinë e publikut përmes roleve dhe interpretimeve të tij. Me talentin e spikatur, përkushtimin ndaj artit dhe thjeshtësinë njerëzore që e karakterizonte, Sotir Stefa la gjurmë të pashlyeshme në memorien e spektatorëve dhe kolegëve.
𝐇𝐨𝐦𝐚𝐳𝐡𝐞𝐭 𝐧ë 𝐧𝐝𝐞𝐫𝐢𝐦 𝐭ë 𝐭𝐢𝐣 𝐝𝐨 𝐭ë 𝐳𝐡𝐯𝐢𝐥𝐥𝐨𝐡𝐞𝐧 në hollin e 𝐓𝐞𝐚𝐭𝐫𝐢𝐭 “𝐁𝐲𝐥𝐢𝐬”, 𝐧𝐞𝐬ë𝐫, 𝐧𝐠𝐚 𝐨𝐫𝐚 𝟏𝟎:𝟎𝟎 – 𝟏𝟏:𝟎𝟎.
Largimi i tij është një humbje e madhe për artin fierak dhe për të gjithë ata që e njohën e vlerësuan. Kujtimi dhe vepra e tij do të mbeten gjithmonë pjesë e trashëgimisë kulturore të qytetit.
I paharruar qoftë kujtimi i tij. U prehtë në paqe. 🕊️




