AKTUALITETSTAR CHANNEL

Ndarja nga jeta e Papa Françeskut, mesazhi i Kishës Ortodokse Shqiptare: Nxiti mirëkuptimin mes dy kishave

Kisha Ortodokse Shqiptare reagoi përmes një mesazhi pas ndarjes nga jeta të Papa Françeskut.

“Dëshirojmë të shprehim ngushëllimet tona ndaj klerit dhe besimtarëve të Kishës Romano-Katolike”, shkruhet në mesazh, ndërsa theksohet se ai punoi për të nxitur mirëkuptim më të madh mes Kishës Ortodokse dhe asaj Katolike.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

Mesazhi i plotë:

Reklama në FieriWeb - “CAPRICCIOSA LALI”

Duke marrë pjesë në hidhërimin për fjetjen e Papës së Romës, Françeskut, dëshirojmë të shprehim ngushëllimet tona ndaj klerit dhe besimtarëve të Kishës Romano-Katolike.

Gjatë misionit të tij si prift, peshkop dhe Papë, ai gjithmonë tregoi një përkushtim të thellë ndaj shpalljes së Ungjillit në kontekste të ndryshme gjeografike dhe kulturore, veçanërisht përmes kujdesit të tij të sinqertë për të varfërit dhe të margjinalizuarit.

Veçanërisht vlerësojmë përpjekjet e tij të sinqerta për të nxitur një mirëkuptim më të madh ndërmjet Kishës Orthodhokse dhe asaj  Katolike. Sjellim ndër mend fjalët e tij  gjatë takimeve me përfaqësuesit e Kishës Orthodhokse: “Ecim së bashku si vëllezër në rrugën e mëshirës dhe të dashurisë”.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Me shpresën tek Krishti i Ngjallur i Cili: “…do të fshijë çdo lot nga sytë e tyre dhe nuk do të ketë më as vdekje, as zi, as vajtim, as dhimbje, sepse bota e mëparshme mori fund”  (Zb. 21:4), lutemi që Zoti ynë, Ati i mëshirshëm, t’i japë prehje shpirtit të tij. I përjetshëm kujtimi!

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button