AKTUALITETFIERI YNË TVMJEKSIA

Ndërhyrje e suksesshme kirurgjikale e kompleksitetit të lartë në Spitalin Rajonal Memorial Fier


Një ndërhyrje kirurgjikale komplekse është realizuar me sukses në Spitalin Rajonal Memorial në Fier, ku një paciente 55-vjeçare iu nënshtrua pannikulektomisë dhe korrigjimit të laparocelës në një operacion të vetëm. Falë bashkëpunimit të ngushtë midis shërbimit ambulator dhe ekipit të kirurgjisë së përgjithshme, operacioni rezultoi i suksesshëm, duke përmirësuar ndjeshëm cilësinë e jetës së pacientes.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Ndërhyrja u krye nga kirurgët dr. Alti Haxhiu dhe dr. Mario Shehu, të cilët u asistuan nga një ekip infermieror i përkushtuar, përfshirë Xhesi Hoxha, Migena Danaj, Gamze Celik dhe Edmira Narkozia. Ky sukses përfaqëson një shembull të qartë të përkushtimit të personelit mjekësor dhe kapaciteteve të rritura të shërbimit shëndetësor në Fier.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”
Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button