FIERI NEWSSTAR CHANNEL

Ndërprerja e ujit paralizon Fierin, mijëra banorë pa furnizim prej mbrëmjes të së hënës

Mijëra banorë në qytetin e Fierit dhe zonat përreth vijojnë të jenë pa furnizim me ujë që prej mbrëmjes së së hënës, pas një ndërhyrjeje në rrjetin kryesor të ujësjellësit që ka sjellë ndërprerje të zgjatur të shërbimit.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Fillimisht, nga Drejtoria e Ujësjellës-Kanalizimeve u bë me dije se punimet do të zgjasnin vetëm disa orë, por situata ka dalë jashtë parashikimeve, duke bërë që ndërhyrja të zgjatet ndjeshëm dhe furnizimi të mos rikthehet ende normalisht.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Në një njoftim të dytë të publikuar në faqen zyrtare, u konfirmua se punimet vijojnë ende dhe se aktualisht nuk ka një afat të saktë për përfundimin e tyre, çka ka shtuar pasigurinë tek qytetarët dhe bizneset, veçanërisht në prag të festës së Kurban Bajramit.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PAVILION LIQENI”

Sipas të dhënave nga terreni, vonesat kanë ardhur si pasojë e nevojës për boshatisjen e plotë të tubacionit kryesor përpara nisjes së riparimit, proces që ka marrë më shumë kohë nga sa ishte parashikuar fillimisht.

Reklama në FieriWeb

Defekti është regjistruar në magjistralin kryesor të furnizimit me ujë të pijshëm që lidh stacionin e pompimit në Kafaraj me depot e ujit në Qafën e Koshovicës.

Ndërkohë, mësohet se paralelisht me punimet për riparimin e avarisë, po punohet edhe për vendosjen e një lidhjeje bashkuese provizore mes tubacioneve, me qëllim rikthimin e pjesshëm të furnizimit me ujë në qytet deri në përfundimin e plotë të ndërhyrjes.

Sipas parashikimeve në terren, linja provizore pritet të nisë furnizimin rreth orës 15:00, ndërsa riparimi përfundimtar i defektit kryesor mund të përfundojë rreth mesnatës.

Situata mbetet e vështirë për qytetarët, ndërsa pritet një përditësim i ri nga autoritetet në orët në vijim.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button