AKTUALITETSTAR CHANNEL
Ndërprerje e furnizimit me ujë më 25 shkurt në disa zona të Fierit

Drejtoria e Ujësjellës Kanalizimeve Rajoni Fier ka njoftuar se ditën e nesërme, më 25 shkurt, do të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë për shkak të punimeve që do të kryhen në rrjet.
Sipas njoftimit zyrtar, ndërprerja do të zgjasë nga ora 10:00 deri në orën 14:00.
Zonat që do të preken nga kjo ndërprerje janë:
- Lagjja Bishanak
- Lagjja 8 Shkurti
- Gjysma e zonës Mbrostar Ferko
Autoritetet falënderojnë qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin.




