Ndërprerje e papritur e ujit në Fier, qytetarët ankohen për mungesë njoftimi

FIER – Qytetarët e Fierit po përballen sot me reduktim në furnizimin me ujë të pijshëm. Njoftimi vjen nga Shoqëria Rajonale Ujësjellës-Kanalizime Fier, e cila sqaroi se ndërprerja shkaktohet nga një defekt në linjën kryesore të furnizimit.
Megjithëse shoqëria kishte konstatuar problemin dhe kishte planifikuar ndërhyrjen, qytetarët nuk u njoftuan paraprakisht për të marrë masa, duke shkaktuar shqetësim, veçanërisht në orët e mesditës. Një numër i madh banorësh kanë drejtuar ankesat e tyre në redaksinë e FieriWeb.com për mungesë informacioni dhe ndërprerje të papritur të furnizimit.
“Ekipet tona ndodhen në terren dhe po punojnë për riparimin e defektit në kohën më të shkurtër të mundshme”, njofton Shoqëria Rajonale Ujësjellës-Kanalizime Fier, duke kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve.

Qytetarët këshillohen të bëjnë kursim të ujit deri në normalizimin e furnizimit./fieriweb.com/




