Ndërron jetë 14-vjeçari që u qëllua me thikë nga bashkëmoshatari pranë “Fan Nolit”
Ndërron jetë një prej nxënësve të përfshirë në konflikt pranë gjimnazit “Fan Noli”, ngjarje e ndodhur para pak castesh në kryeqytet.
Si pasojë e plagëve të marra pasi u qëllua në zemër, 14-vjeçari ka humbur jetën.
Ndërkaq, një tjetër nxënës 14-vjeçar është plagosur, pasi ka marrë plagë në gjoks, por fatmirësisht, gjendja e tij është e qëndrueshme.
Njoftimi i policise:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 18.11.2024, rreth orës 13:10, në rrugën “Qema Stafa”, rreth 200-300 metra larg shkollës “Fan Noli” janë konfliktuar 3 shtetas të moshës 14 vjeç.
Si pasojë e dëmtimeve të marra gjatë konfliktit, ka ndërruar jetë njëri prej tyre ndërsa tjetri ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Është shoqëruar njëri nga autorët e dyshuar, ndërsa grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të konfliktit.