KRONIKËSTAR CHANNEL
Ndërron jetë 27-vjeçarja që u rrëzua nga lartësia pranë Lungomares në Vlorë

Ka ndërruar jetë 27-vjeçarja, e cila mbrëmjen e djeshme u transportua në gjendje kritike drejt Spitalit Rajonal të Vlorës, pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në zonën e Ujit të Ftohtë, pranë Lungomares, ku dyshohet se u rrëzua nga një lartësi.
E reja nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra, pavarësisht përpjekjeve dhe ndërhyrjes së mjekëve për t’i shpëtuar jetën.
Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë dhe për përcaktimin e shkaqeve që çuan në humbjen e jetës së 27-vjeçares.




