KRONIKËSTAR CHANNEL

Ndërron jetë çifti i bashkëshortëve në Tiranë, bashkëjetuesi i vajzës u vuri flakën shtëpisë

14 tetor 2026 – Një çift bashkëshortësh ka ndërruar jetë pasi bashkëjetuesi i vajzës, u vuri flakën shtëpisë ku ata banonin.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pak pas mesnatës së mbrëmjes së djeshme. Çifti i bashkëshortëve, I. Z., 65 vjeçe dhe A. Z., 68 vjeç, jetonte në banesat sociale në rrugën “Ali Shefqeti” në Shkozë. Ata janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore, por fatkeqësisht nuk kanë mundur të mbijetojnë.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

“Nga veprimet hetimore të kryera nga ekspertë kriminalistë dhe ekspertë të rasteve të zjarrvënieve, dyshohet se shtetasi A. I., 35 vjeç, i ka vënë zjarrin njërës prej banesave të këtij kompleksi, konkretisht asaj të shtetasve I. Z., 65 vjeçe dhe A. Z., 68 vjeç, prindër të bashkëjetueses së tij. Si pasojë, humbën jetën në spital, të dy bashkëshortët, njofton policia.

Autori i ngjarjes, A. I., 35 vjeç është arrestuar nga policia ndërsa rrethanat e zjarrit apo shkaqet janë ende të paqarta. Hetimi është në vijim, në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, për të sqaruar dhe dokumentuar me prova ligjore, të gjitha rrethanat e këtij rasti.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button