AKTUALITETSTAR CHANNEL

Ndërron jetë Enea Andrea, ish-basketbollist i Dinamos dhe Kombëtares

Sporti shqiptar është tronditur nga një humbje e parakohshme. Enea Andrea, ish-basketbollist i Dinamos dhe i Kombëtares shqiptare, ka ndërruar jetë në moshën 54-vjeçare, teksa ndodhej duke kryer aktivitet fizik në palestër.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Sipas informacioneve paraprake, Andrea është ndjerë keq gjatë ushtrimeve dhe, pavarësisht ndihmës së dhënë, nuk ka mundur t’i mbijetojë një arresti kardiak. Mësohet se ai kishte shfaqur edhe më herët probleme shëndetësore.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Përveç karrierës së tij si sportist, Enea Andrea ishte aktiv së fundmi edhe si komentator i ndeshjeve të NBA-së në një nga platformat sportive në vend, ku vlerësohej për analizën dhe pasionin për basketbollin.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Enea Andrea ishte gjithashtu vëllai binjak i aktores së njohur Ema Andrea. Lajmi i ndarjes së tij nga jeta ka shkaktuar dhimbje të madhe te familjarët, miqtë dhe komuniteti sportiv shqiptar, i cili humbi një figurë të respektuar dhe të dashur.

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Back to top button