AKTUALITETKRONIKË

Ndërron jetë në spital 67-vjeçari i përplasur në atentatin e Shkodrës, bashkëshortja e tij humbi jetën në vendngjarje


Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë në spitalin e Shkodrës Bashkim Basha, 67-vjeçari që po lëvizte me motor kur makina e viktimave Arlind Bushati dhe Hamza Lici i përplasi pas humbjes së kontrollit nga breshëria e plumbave.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

67-vjeçari ka luftuar me jetën që prej të mërkurës, ndërsa bashkëshortja e tij Flutura humbi jetën direkt në vendngjarje.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Njoftimi i policisë:

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Shkodër/Informacion shtesë.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Në vijim të informacionit të dhënë më 30.10.2024, për ngjarjen e ndodhur në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”, në Dobraç, ju informojmë se ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Shkodër edhe shtetasi B.B., 67 vjeç, drejtuesi i motomjetit që u përplas nga automjeti i shtetasve H. L dhe A. B, të cilët humbën jetën si pasojë e plagëve nga të shtënat me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar.

Grupi i posaçëm hetimor në drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, po vijon intensivisht hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Related Articles

Back to top button