KRONIKËSTAR CHANNEL
Ndërron jetë në Spitalin e Fierit, mjekja procedohet penalisht për neglizhencë

Drejtoria Vendore e Policisë Fier njofton se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier kanë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë ndaj shtetases B. B., 56 vjeçe, mjeke në spitalin e Fierit.
Ajo dyshohet se, si pasojë e neglizhencës gjatë trajtimit mjekësor, më datë 30 tetor 2025, ka humbur jetën pacienti A. Z., 63 vjeç, në spitalin e Fierit.
Materialet procedurale janë dorëzuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme ligjore.




