KRONIKËSTAR CHANNEL
Ndërron jetë një nga të aksidentuarit në përplasjen e dy automjeteve në autostradën Fier–Lushnje, dy të tjerë dërgohen në spital

Një aksident i rëndë është regjistruar mesditën e sotme në autostradën Fier–Lushnje, në afërsi të vendit të quajtur “Kryqëzimi i Vajkanit”. Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën duke shkaktuar pasoja tragjike.
Si pasojë e aksidentit, një prej të lënduarve ka ndërruar jetë, ndërsa dy persona të tjerë janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ku po marrin trajtimin e nevojshëm mjekësor.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë, zjarrfikësja dhe ambulanca. Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e plota të aksidentit, si dhe për të normalizuar qarkullimin e trafikut në këtë aks të rëndësishëm rrugor.




