RAJONISTAR CHANNEL
Ndeshja Serbi-Shqipëri/ Vuçiç telefonon pronarin e hotelit, ku qëndron Kombëtarja Shqiptare

Në mbrëmjen e sotme, në Leskovac zhvillohet ndeshja mes Serbisë dhe Shqipërisë, e cila ka tërhequr vëmendjen e gjithë rajonit.
Autoritetet serbe kanë marrë masa të forta sigurie, ndërsa presidenti Aleksandar Vuçiç ka ndërhyrë direkt duke telefonuar pronarin e hotelit ku është akomoduar kombëtarja shqiptare, për t’u siguruar që gjithçka është në rregull dhe delegacioni kuqezi është i sigurt.
Një detaj interesant është se shefi i kuzhinës së hotelit është kosovar nga Prizreni, duke krijuar një atmosferë miqësore në pritjen e skuadrës shqiptare.
Ndeshja fillon në orën 20:45, nën masa të rrepta sigurie brenda dhe jashtë stadiumit të Leskovacit




