AKTUALITETSTAR CHANNEL

Ndeshja Shqipëri-Serbi/ Masa “të jashtëzakonshme” sigurie, nga prezenca në stadium e njësive antite*or te “antidroni”, ja plani

TIRANA- Të shtunën në mbrëmje do të luhet në Tiranë ndeshja Shqipëri-Serbi e vlefshme për eleminatoret e kampionatit Botëror 2026 teksa masat e sigurisë kanë nisur të vihen në zbatim.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Mësohet se rreth 1,500 forca policie do të jenë të angazhuara për garantimin e rendit, përfshirë njësinë RENEA, Anti-terrorin dhe SHISH-in.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Po ashtu bëhet me dije se fokusi do të jetë i veçantë mbi përfaqësuesen serbe që do të shoqërohet nga momenti i mbërritjes në Tiranë deri në largim.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Ndërkohë në stadium do të instalohen kamera me njohje të fytyrës për të identifikuar çdo person që mund të shkaktojë incidente.

Reklama në FieriWeb

Gjithashtu, do të përdoren sisteme antidron për të parandaluar çdo kërcënim nga ajri.

Çdo biletë është e personalizuar dhe tifozët duhet të paraqesin kartën e identitetit në hyrje për verifikim.

Nga ana tjetër, rrugët kryesore që çojnë drejt stadiumit do të bllokohen për qarkullimin e automjeteve.

Bizneset pranë stadiumit janë urdhëruar të mbyllen përkohësisht, dhe nuk do të lejohet qëndrimi i personave në ballkonet apo dritaret e banesave që kanë pamje nga stadiumi.

Related Articles

Back to top button