AKTUALITETKRONIKË

Ndezi fishekzjarre gjatë një eventi duke shkaktuar zjarrin që dogji pyllin, arrestohet 28-vjeçari në Dhërmi


Ndezi fishekzjarre gjatë një eventi, duke shkaktuar zjarr që dogji një hapësirë të pyllëzuar me shkurre dhe bimësi të ndryshme, arrestohet 28-vjeçari.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Gjatë orëve të para të ditës së sotme, në fshatin Dhërmi, u mor njoftim për një vatër zjarri që përfshiu një sipërfaqe të pyllëzuar me shkurre dhe bimësi të ndryshme.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Si rezultat i hetimeve dhe falë bashkëpunimit me banorët dhe pushuesit në zonën bregdetare, Stacioni i Policisë Dhërmi arrestoi autorin e dyshuar të kësaj zjarrvënie, shtetasin L. Xh., 28 vjeç.

Reklama në FieriWeb - “CALABRIA”

28-vjeçari dyshohet se, gjatë një eventi në një subjekt privat në fshatin Dhërmi, ndezi fishekzjarre që shkaktuan zjarrin, duke dëmtuar një sipërfaqe të konsiderueshme me shkurre dhe bimësi.

Reklama në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Vlorës për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkatërrim nga pakujdesia i pyjeve dhe mjedisit pyjor”.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë ju bën thirrje të gjithëve të tregojnë kujdes maksimal për të mbrojtur mjedisin dhe pyjet tona

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Related Articles

Back to top button