AKTUALITETEKONOMI

“Ndizen” TEC-et lundruese në Vlorë/ Në proces testimi sipas protokolleve në kontratë


Pas remontit të kryer dy anijet që do të prodhojnë energji elektrike janë vënë në punë. Korporata Elektroenergjitike thekson se pas fazës së remontit tashmë do të realizohen të gjitha testimet sipas protokolleve të vendosura në kontratë.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Nëse dy platformat lundruese vihen në punë parashikohet  të prodhojnë rreth 110 megavat orë energji elektrike, dhe të mbulojnë 15% të  nevojave të konsumit vendas.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Vetëm pak ditë më parë KESH realizoi një procedurë për blerje të lëndës djegëse në vlerën e 11 mijë e 500 eurove që do të përdoret nga tecet lundrues. Anijet që do të prodhojnë energji kanë kapacitete të menaxhimit dhe ruajtjes së lëndës djegëse në një total prej rreth 1,000 ton. Konsumi i parashikuar i lëndës djegëse për 1 MWh është rreth 229 Kg që do të thotë se, në rastin e shfrytëzimit me kapacitet të plotë të impiantit, nevoja për furnizim është rreth 500 ton lëndë djegëse në ditë.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Dy TEC-et lundruese u morën në dorëzim në muajin Prill të vitit 2022, pasi u  nënshkrua marrëveshja  mes palëve. Asetet lundruese u vendosën më pas në zonën e Triportit, pranë Petroliferas, për mirëmbajtje.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Related Articles

Back to top button