AKTUALITET

Ndoten ujërat në portin e Vlorës, procedohet penalisht drejtori i kompanisë së ndërtimit


Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë kanë nisur procedim penal ndaj H. M., 31 vjeç, drejtor i një kompanie që kryen punime ndërtimore në kantierin e portit të Vlorës, pas raportimeve për ndotje të ujërave në këtë zonë. Rasti, i cili u bë publik në disa media online, u hetua menjëherë nga autoritetet për të identifikuar përgjegjësit. Materialet procedurale janë dorëzuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Vlorës për veprime të mëtejshme. Policia apelon për qytetarët që të denoncojnë çdo rast të ngjashëm të ndotjes së mjedisit për të mbrojtur pasuritë natyrore dhe shëndetin publik.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Port, Vlorë

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Ndotën ujërat e detit, procedohet penalisht drejtori i kompanisë që kryen ndërtime në kantierin e portit të Vlorës.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Menjëherë pas njoftimit për ndotje të ujërave në portin e Vlorës (rast i bërë publik dhe në disa media online), specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë kryen verifikimet e nevojshme për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale përgjegjësit.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Për rastin u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal, për veprën penale “Ndotja e ujërave”, për shtetasin H. M., 31 vjeç, drejtor i kompanisë që kryen punimet e ndërtimit në portin e Vlorës.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë apelon për qytetarët që të denoncojnë çdo rast të ngjashëm të ndotjes së mjedisit 🌍, për të kontribuar në mbrojtjen e pasurisë së përbashkët natyrore dhe për garantimin e shëndetit publik 💧.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Related Articles

Back to top button