AKTUALITETSTAR CHANNEL

Ndryshime në drejtimin e njësive administrative në Bashkinë Fier: PS emëron drejtues të rinj pas vlerësimit të performancës, priten lëvizje edhe në drejtoritë vendore

Pas një procesi të gjatë monitorimi dhe vlerësimi të performancës së drejtuesve lokalë, Partia Socialiste ka vendosur të kryejë ndryshime të rëndësishme në drejtimin e njësive administrative dhe rajoneve të qytetit Fier. Vendimet janë marrë në koordinim me drejtuesen politike të qarkut Fier, znj. Belinda Balluku, dhe janë miratuar nga strukturat vendimmarrëse të partisë.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Burime nga selia e PS në Fier bëjnë me dije se ndryshimet synojnë të forcojnë administratën vendore dhe të përmirësojnë ndjeshëm cilësinë e shërbimeve publike për qytetarët.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Ndryshimet e miratuara në njësitë administrative:

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”
  • DermenasKadri Fasko zëvendësohet nga Kleo Muhametaj
  • LibofshëThemie Doko zëvendësohet nga Ilir Meçe
  • CakranFerdinant Korçari qëndron në detyrë
  • LevanAhmet Bahaj zëvendësohet nga Eugent Gremi
  • PortëzZenel Selimaj qëndron në detyrë
  • FrakullDashnor Troka zëvendësohet nga Emiliano Braka
  • MbrostarShpëtim Gremi zëvendësohet nga Indrit Zeqo
  • QendërErald Qirio qëndron në detyrë
  • TopojëAleksandër Kola qëndron në detyrë

Ndryshimet në drejtimin e rajoneve të qytetit Fier:

Reklama në FieriWeb
  • Rajoni 1Bilbil Çela zëvendësohet nga Albions Proko
  • Rajoni 2Arti Sollaku qëndron në detyrë
  • Rajoni 3Erson Goga qëndron në detyrë
  • Rajoni 4Ermelinda Çepelë qëndron në detyrë

Sipas burimeve brenda Partisë Socialiste, procesi i ristrukturimit nuk përfundon këtu. Pritet që ndryshime të tjera të prekin edhe nivelin e drejtorive brenda Bashkisë Fier dhe institucionet shtetërore që janë në varësi të qarkut.

Ky riorganizim vjen në një moment të rëndësishëm për Partinë Socialiste në Fier, teksa forcat politike në pushtet synojnë një fazë të re të menaxhimit publik, me efikasitet më të lartë, transparencë dhe përfshirje më të madhe të komunitetit lokal në vendimmarrje.

Related Articles

Back to top button