Ndryshime në Policinë e Shtetit, Andi Deda emërohet në krye të Komisariatit të Policisë Vlorë

Vijojnë lëvizjet në strukturat drejtuese të Policisë së Shtetit. Burime bëjnë me dije se Andi Deda është emëruar në krye të Komisariatit të Policisë Vlorë, duke zëvendësuar detyrën që mbante më parë si drejtues i Komisariatit të Policisë Shijak.
Andi Deda është një emër i njohur në radhët e policisë dhe institucioneve të sigurisë. Më herët ai ka drejtuar edhe Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm në sistemin e burgjeve, përpara se të rikthehej në Policinë e Shtetit dhe të merrte drejtimin e Komisariatit të Policisë Shijak.
Ky emërim vjen në kuadër të një vale ndryshimesh në strukturat drejtuese të Policisë së Shtetit, të cilat po vijojnë në disa qarqe të vendit. Deri më tani, autoritetet nuk kanë dhënë detaje zyrtare mbi arsyet e këtyre lëvizjeve apo emërimet e tjera që pritet të pasojnë.




