POLITIKËSTAR CHANNEL

Ndryshimet në qeveri, Andi Memeti i riu nga Fieri, emërohet zv/ministër i Financave. Aplikoi në platformën “Deputeti që duam”

Qeveria ka miratuar në mbledhjen e radhës emërimin e zv/ministrit të ri të Financave. Ai është Andi Memeti, një aplikant i platformës “Deputeti që duam”, e hapur nga Partia Socialiste për të rinjtë që duan të afrohen në politikë.

Reklama në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Në një video në rrjetin social Instagram, Andi thotë se është i lindur në Fier dhe se ka studiuar në Britani për Shkenca Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare. Më pas ai nisi karrierën profesionale në Londër, ku prej 11 vitesh punon në fushën financiare dhe bankare.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

V E N D O S I:

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

Andi Memeti emërohet zëvendësministër i Financave.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare””,- thuhet në VKM.

Related Articles

Back to top button