AKTUALITETEKONOMI

Ndryshon harta e partnerëve kryesorë tregtarë, shkëmbimet me Serbinë, në “ngërç”


Në muajin Korrik të këtij viti Shqipëria importoi mallra me vlerë rreth 85 miliardë lekë, duke shënuar një rritje prej 21.1%. Kjo rritje e importeve dhe nga ana tjetër rënia e vazhdueshme e eksporteve kanë patur ndikim edhe në rritjen e defiçitit tregtar. Por çfarë thonë të dhënat për partnerët kryesorë tregtarë në drejtim të importve?

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Krahasuar me muajin Korrik të një viti më parë, një ndër shtetet që bie më shumë në sy është Arabia Saudite, e cila në vitin 2023 ishte partneri i 38-të më i madh tregtar në import me vendin tonë, ndërsa këtë vit është ngjitur në vendin e 8-të, me një rritje vjetore prej më shumë se 800%, ku ndikimin më të madh e kanë patur lëndët djegëse. Pra, ndër 10 partnerët kryesorë ky vend ka rritjen më të lartë. Më pas ndjek Egjipti, i cili po ashtu është renditur si ndër partnerët kryesorë. Po ashtu, rritje të importeve regjistrojmë me Greqinë, Kinën, Poloninë, Gjermaninë, Turqinë, Italinë dhe Kosovën. Ndër 10 partnerët kryesorë, rënie të importeve kemi vetëm me Serbinë.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Nëse e përqëndrojmë analizën në marrëdhëniet tregtare me rajonin, sipas të dhënave të INSTAT, në muajin Korrik të këtij viti, Shqipëria realizoi me këto vende rreth 11.7 miliardë lekë shkëmbime tregtare, ku përfshihen importet dhe eksportet.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

“Scan Intel” është ndalur tek të dhënat për të kuptuar sesi ka ndryshuar marrëdhënia e tregtimit mes vendeve të rajonit. Sipas shifrave, Shqipëria ka rritur eksportet në vlerë me Bosnje Hercegovinën, Kosovën dhe Malin e Zi, ndërsa me Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut vlera e eksporteve ka rënë. Kjo rënie konstatohet në 17.6% në Serbi dhe 8.7% me Maqedoninë e Veriut.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Sa i përket importeve në vlerë Shqipëria ka forcuar marrëdhëniet me të gjitha vendet përeç Serbisë. Rritja më e lartë regjistrohet me Kosovën dhe Malin e Zi me 109% dhe 36.1% respektivisht. Nga ana tjetër, rënia me Serbinë vlerësohet në 13.6%./SCAN

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Related Articles

Back to top button