KRONIKËSTAR CHANNEL

Në çantë u fsheh kall*shi? Urdhërohet ekspertim biologjik për gjurmë djerse. Kërkohet krahasim dhe me profilet e ADN të ruajtura nga “Europol”

Një çantë sportive ngjyrë e zezë, që policia dhe prokuroria e Tiranës besojnë se ishte futur arma automatike, me të cilën është qëlluar në 17 Prill 2025, ndaj shoferit dhe dy fëmijëve të pronarit të kompanisë “Pelikani Security”, është çuar për ekzaminim biologjik në Departamentin e Policisë Shkencore.

Reklama në FieriWeb - “SONDAZH QARKU FIER”

Pesë ditë më parë, dy prokurorët e çështjes kanë marë vendimin për kryerjen e një ekspertimi shkencor me shpresën e gjurmëve biologje (djersë), fije floku ose profile ADN-je, me qëllim identifikimin e autorëve të mundshëm.

Çanta është gjetur buzë rrugës, pikërisht në vendin ku dyshohet se kanë qëndruar në pritje dy autorët që hapën zjarr ndaj foristradës “G-Class”, që drejtohej nga Arenc Stafa dhe pasagjerë ishin djemtë e biznesmenit, Vesel Demiraj.

Prokuroria ka kërkuar që nëse gjatë ekspertimit gjenden gjurmë biologjike dhe ADN-je, këto të dhëna të krahasohen me rezultatet e profileve biologje që rruhen në bankën e të dhënave në Policinë Shkencore.
Njëherësh prokuroria i ka kërkuar policisë që profilet të krahasohen dhe me bankën e ekzaminimeve shkencore që mbahen të ruajtura nga “Europol”.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

Deri në këtë fazë ku ndodhet çështja, grupi i hetimit ende nuk është njohur zyrtarisht me rezultatin e këtij ekspertimi, ku shpresohet të këtë produktivitet.

Dosja është rregjistruar për akuzën e “Vrasjes në rrethana cilësuese ndaj 1 ose më shumë personave” mbetur në tentativë kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtjes pa lejë të armëve të zjarrit”.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Të plagosur mbetën shoferi i mjetit Arenc Stafa, i mituri D.D, Marko Demiraj dhe Kian Mullahi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button