POLITIKËSTAR CHANNEL

Ne ethet e prag primareve të qarkut Fier, kandidatët kërkojnë besimin e anëtarësisë.

Ashtu si në të gjitha selitë e Partisë Demokratike në mbarë vendin, edhe në degën e Fierit, ditën e shtunë do të zhvillohen primaret për përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike të qarkut të Fierit, në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit 2025.

VOTO SONDAZHIN DUKE KLIKUAR TABELËN POSHT 👇

Anëtarët të cilët do të ushtrojnë të drejtën e votës sipas parimit Një anëtar , një votë , do ti drejtohen kutive të votimit duke filluar nga ora 8:00 deri në orën 18:00 të 1 Marsit. Në fletën e votimit janë të renditur sipas numrave përkatës 22 kandidatët e qarkut , ndërkohë që anëtarët kanë të drejtë të votojnë vetëm njërin prej tyre.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Ndër emrat e vjetër të listës bien në sy Luan Baci, Saimir Korreshi, Eduart Sharka , Ilda Dhori dhe Elisabeta Rredhi , ndërsa pjesa tjetër janë emra të rinj. Lista fillestare e kandidatëve numëronte 16 emra , ndërsa ajo e përditësuar e coi numrin e tyre në 22 duke i dhënë edhe më shumë nerv garës së brendshme.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Të gjithë kandidatët në postimet e tyre në rrjetet sociale kanë bërë thirrje për një garë tę ndershme, të barabartë dhe transparente, ndërsa e vetmja deklaratë që trazoi ujrat e demokratëve ishte ajo e ish nënkryetares së Partisë Demokratike dega Fier, Zamira Merrnica e cila teksa ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit në PD dhe mbajtjen e Primareve , ka kritikuar vendimin për zëvendësimin e Luan Bacit me Gazmend Bardhin si drejtues politik në këtë degë.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Ndërkohë nga kandidatët e listës deri më sot nuk ka asnjë deklaratë publike apo nën zë për përkëdhelje të kandidatëve të caktuar sic ndodhi gjatë Primareve për përzgjedhjen e kandidatëve për kryetarë bashkie, ku Ermal Hamataj akuzoi hapur strukturat drejtuese për fitues të paracaktuar.

Ndërkohë drejtuesi politik aktual Gazmend Bardhi duket se ka mbajtur një qëndrim të ekuilibruar në lidhje me procesin e Primareve si në përzgjedhjen e kandidatëve ashtu edhe në respektimin e barazisë gjinore . Mbetet për tu parë nëse procesi do të vijojë i qetë deri në përfundim të tij.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Gazetare, Marsela Topi / fieriweb.com

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button