EKONOMISTAR CHANNEL

‘Ne fermerët jemi dorëzuar, shtet s’ka të na mbrojë!’ Fidanët e agrumeve mbeten pa shitur në Vajkan e Ardenicë

Fermerët e Vajkanit dhe Ardenicës në Lushnje prej 25 vitesh janë të specializuar për kultivimin e fidanëve të agrumeve dhe ullinjve. Ky aktivitet prodhues po shkon drejt zhdukjes sepse nuk ka treg për shitje.  Arsyeja kryesore,-sipas tyre,- është rënie e sipërfaqeve të mbjella në vend me limonë, portokall e mandarina. Po kështu konkurrenca nga shtetet fqinje, sidomos Greqia.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

“Të shesësh një fidanin për 1 mijë lek nuk ia vlen. Ne po punojmë kot. Përpara shitej me 3 mijë lek, sot ka rënë shumë. Nuk ka konsum nuk ka treg, ne kemi plot agrume s’kemi ku i çojmë! Unë do i pres fare”, thanë ata.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Fermerët shprehen se do të detyrohen ti shkulin pemët dhe fidanët e agrumeve pasi po shpenzojnë miliona lek dhe nuk marrin asnjë fitim.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

“Do i shkul pemët se këtu nuk shiten, vijnë nga Greqia. Ne fermerët jemi dorëzuar, shtet s’ka të na mbrojë, në na sigurojë treg”, tha një tjetër. 

Reklama në FieriWeb

Ardenica dhe Vajkani janë ndër zonat më prodhuese në Lushnje, ku mbi 100 familje merren me kultivimin e agrumeve dhe fidanëve të tyre.

Related Articles

Back to top button