BOTASTAR CHANNEL
Në hetim për trafik dr*ge, ndalohet sapo hyn në aeroport aktorja e famshme e telenovelës “Çapkëni i Pasur”

Aktorja turke Afra Saraçoğlu, e njohur për publikun shqiptar për rolin e Seyranit në serialin “Çapkëni i Pasur” (“Yalı Çapkını”), është ndaluar në aeroportin e Stambollit.

Sipas raportimeve nga mediat turke, ndalimi i saj është kryer në kuadër të një hetimi të Prokurorisë së Bakırköy-t lidhur me dyshime për përdorim dhe sigurim të lëndëve narkotike.
Saraçoğlu është ndaluar menjëherë pas mbërritjes në aeroport, pas kthimit nga Franca, dhe është marrë në pyetje nga autoritetet.
Pas procedurave të kryera, aktorja është liruar, ndërsa hetimi vijon nga autoritetet turke.





