AKTUALITETVIDEO

“Në katin e dytë të godinës banon një familje”, qendra shëndetësore me kushte skandaloze në Lushnjë, banorët: Këtu nuk bëhen vizita, mjeku nuk vjen kurrë(VIDEO)


Fshati Imsht në Lushnjë është i lënë në harresë totale, por më e rëndësishmja se qendra shëndetësore prej 30 vitesh nuk ka njohur asnjë investim. Në fshat mungonn dhe infrastruktura dhe banorët shprehen mjaft të shqetësuar për një situatë ku asnjë nga institucionet përgjegjëse nuk jep zgjidhje.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Qendra shëndetësore nuk ka mjek, aty rrinë vetëm dy infermiere dhe në katin e dytë të godinës banon një familje.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Rruga për tek kjo qendër shëndetësore është e pakalueshme për makinat në rast urgjence, tualeti me kushte skandaloze pasi nuk ka as gropë septike dhe në dimër rruga mbushet me ujë.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Ish-Kryeplaku i fshatit në një intervistë për Fax Neës tha se ka disa kushte minimale si qendër por nuk është e duhura për një fshat me rreth 350 banorë. 

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Ka vetëm një infermier, mjeku nuk vjen këtu.

Funksionon si qendër shëndetësore por nuk është e mjaftueshme për këtë fshat me kaq shumë banorë, mjekët nuk vijnë pavarësisht kërkesave tona.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Vizita nuk bëhen këtu”– u shpreh ish-kryeplaku i zonës.

Related Articles

Back to top button