AKTUALITETKRONIKË

Në kërkim për vrasjen e Edmond Papës, arrestohet në Memaliaj, Andrew Bode! Në pranga edhe Adriatik Kalemi, një muaj më parë i vranë babain në atentat


Andrew Bode i shpallur në kërkim për vrasjen e Edmond Papës në Selit në Tiranë në dhjetor të vitit 2022, është arrestuar nga një operacion i zhvilluar nga forcat Renea dhe policia e Gjirokastrës. Arrestohet edhe Julian Kalemi i cili kishte strehuar në banesë Andrew Boden

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

GJIROKASTËR- Andrew Bode i shpallur në kërkim për vrasjen e Edmond Papës në Selit në Tiranë në dhjetor të vitit 2022, është arrestuar nga një operacion i zhvilluar nga forcat Renea dhe policia e Gjirokastrës. Në pranga ka rënë edhe Julian Kalemi i cili kishte strehuar në banesë Andrew Boden

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Në kuadër të operacionit ‘Plani’ polica ka arrestuar edhe Adriatik Kalemin (Andrea), babai i të cilit u vra në një atentat në Memaliaj, vetëm pak javë më parë. Andrea Kalemit, iu gjet në banesë edhe një arsenal armësh, pasi siç duket po përgatitej për ndonjë hakmarrje të mundshme pas vrasjes së të atit.

Reklama në FieriWeb - “CALABRIA”

‘Finalizohet nga Drejtoria e Policisë Gjirokastër dhe Reparti Special “RENEA”, operacioni policor i koduar “Plani”.

Reklama në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Lokalizohet në Memaliaj, kapet dhe vihet në pranga një 45-vjeçar nga Tirana, shtetas me rrezikshmëri shoqërore, i kërkuar për vrasje.

Gjatë operacionit u vu në pranga dhe një shtetas që strehonte në banesë, në Memaliaj, të kërkuarin.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Gjithashtu, gjatë operacionit u vu në pranga dhe një shtetas tjetër, të cilit bazuar në inteligjencën policore, iu krye kontroll në banesë, ku iu gjetën armë zjarri, armë gjahu, antiplumb, silenciatorë, municion luftarak, 40 145 euro, 438 550 lekë të rinj dhe 3470 dollarë.

Strukturat e Hetimit të Krimit të DVP Gjirokastër, bazuar në inteligjencën policore, për vendndodhjen e një shtetasi të kërkuar për vrasje dhe të një shtetasi tjetër që dyshohej se posedonte arsenal armësh në banesë, kanë organizuar dhe finalizuar në bashkëpunim me Repartin Special “RENEA”, operacionin policor të koduar “Plani”.

Në kuadër të operacionit të zhvilluar në Memaliaj, në banesën e shtetasit J. K., Policia kapi dhe arrestoi shtetasin e shpallur në kërkim E. B alias A. B., 45 vjeç, banues në Tiranë.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, kryer në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Në vitin 2022, ky shtetas, në bashkëpunim me 2 të tjerë, dyshohet se janë autorët e vrasjes së shtetasit E. P..

Në vijim të veprimeve proceduarale, Seksioni për  Hetimin e Krimeve të Rënda arrestoi shtetasin J. K., 42 vjeç, i cili ka strehuar shtetasin në kërkim.

Operacioni ka vijuar në Memaliaj, duke kryer kontroll në banesën e shtetasit A. K.. Gjatë kontrollit, shërbimet e Poclicisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri automatike, 1 armë gjahu, 1 gjerdan fishekësh, fishekë luftarak, 2 silenciatorë, 1 jelek antiplumb, 40 145 euro, 438 550 lekë të rinj dhe 3470 dollarë.

Shtetasi A. K., 52 vjeç, u arrestua në flagrancë për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Megaoperacioni “Sundimi i ligjit” vijon.’- njofton policia.

Related Articles

Back to top button