LIFESTYLE & SHOWBIZSTAR CHANNEL

Në lidhje me Fatjon Kuqarin? Xheneta largohet nga studio pas debatit me…

E diela në “Trotuar” solli një moment tensioni mes Bledi Manes dhe Xhenetës. Ndërsa të ftuarit aluduan për një afrimitet mes Xhenetës dhe Fation Kuqarit, Bledi nuk nguroi ta ngacmonte publikisht. Megjithatë, Xheneta sqaroi se mes tyre ekziston vetëm një marrëdhënie miqësore, pavarësisht se shpesh janë parë bashkë në ambientet e Top Channel dhe kafenetë përreth.

Reklama në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Humori dhe ngacmimet mes të ftuarve vijuan, por situata u përshkallëzua kur Bledi, pas një batute me Nevinën, iu drejtua Xhenetës me një pyetje provokuese:

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

“Ku ke fjetur dje?”

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Xheneta reagoi menjëherë, duke e cilësuar komentin e Bledit të tepruar dhe duke vendosur të largohej nga studio, duke i thënë:

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

“Mbylle gojën dhe mos e tepro!”

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"

Bledi tentoi të vijonte me batuta, duke i thënë Xhenetës se mund të jetë mësuar me “lepurushat e Prishtinës”, por përgjigjja e saj nuk vonoi:

“Ti je edhe më lepurush se ata!”

Pavarësisht tensionit, atmosfera në studio u përpoq të rikthehej në normalitet pas largimit të Xhenetës.

Related Articles

Back to top button