Në të gjithë Korridorin Blu kalimi do të jetë me pagesë! 3 koncesione të reja nisin në 2025, kostoja rreth 1 miliardë euro
Tirane- Nga Balldreni në Lezhë e deri në Fier kalimi në autostradë pas përfundimit të plotë do të jetë me pagesë, njësoj si segmenti Thumanë-Kashar.
Të gjitha segmentet e reja që do të ndërtohen përmes procedurës së koncesionit pjesë e Korridorit Blu, të cilat pritet të nisin gjatë vitit të ardhshëm, do të jenë me pagesë për qytetarët.
“Shumica dërrmuese e projekteve koncesionare/PPP të kontraktuara apo planifikuara për të filluar gjatë vitit 2025 bazohen në skemën e tarifimit të shërbimit/ përdorimit të asetit nga përdoruesit fundorë, duke mos implikuar kësisoj pagesa të drejtpërdrejta nga buxheti i shtetit”, u shpreh ministri i Financave Malaj.
Janë tre kontrata të reja koncesionare, kantieret e të cilave pritet të hapen në vitin 2025 dhe që janë parashikuar në listën e investimeve dhe koncesioneve me vlerë 100.1 miliardë lekë, ose rreth 1 mld euro. Këto projekte nuk do të financohen nga buxheti i shtetit, por gjatë shfrytëzimit nga kompanitë do të jenë me pagesë për qytetarët.
Koncesioni për projektimin, ndërtimin, operimin dhe mirëmbajtjen e segmentit rrugor Milot-Thumanë me gjatësi 13.5 km do të kushtojë 44,6 milionë euro pa TVSH. Segmenti Kashar-Pezë-Lekaj me gjatësi 26.6 kilometra ka kosto 474,8 milionë euro dhe segmenti Lekaj-Fier 46 kilometra ka vlerë 320 milionë euro.
Ndërsa gara për Milot Balldreni hapet në dhjetor të këtij viti. kurse i vetmi segment i hapur i këtij korridori Thumanë-Kashar me gjatësi 21 kilometrat e kanë kushtuar 226 milionë euro.