KRONIKËSTAR CHANNEL

Në ‘top listën’ e më të kërkuarve në Itali prej 1999, kapen dy kushërinjtë e dënuar për vrasje! Fshiheshin në Dibër me identitet të rremë

Dy persona të renditur në listën e 100 personave më të kërkuar në Itali janë arrestuar në Dibër.

RREKLAMA JUAJ KËTU!

 Andon (alias Afrim) Sina dhe Niko (alias Faslli) Sina të dënuar për vrasje ishin në kërkim ndërkombëtar që prej vitit 1999.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Dy kushërinjtë u kapën në fshatin Rreth-Kale, ndërsa gjatë kësaj kohe përdornin identitet të rremë, njoftoi sot policia.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Ata akuzohen se në 22 shtator 1999, kanë vrarë një shqiptar me iniciale B.C dhe plagosën rëndë një tjetër shqiptar me iniciale F.S, në Komunën Griciniano d’Aversa për shkak të ndarjes të të ardhurave nga aktivitete të paligjshme.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Të arrestuarit priten të ekstradohen drejt Italisë.

Operacioni u kodua “Të kërkuarit” ose “Difficult conditions”.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

“Në kuadër të operacionit  nga shërbimet e Drejtorisë së  Forcës së Posaçme Operacionale  në bashkëpunim me Divizionin e 2-të dhe Zyrën e Ekspertit të Sigurisë në Shqipëri, në kushte shumë të vështira të terrenit dhe të motit, si dhe të rrezikshmërisë së lartë shoqërore të personave të kërkuar, u bë e mundur lokalizimi ne fshatin Rreth-Kale, kapja dhe arrestimi me qëllim ekstradimi drejt Italisë i  dy shtetasve shqiptarë :

Andon (alias Afrim) Sina , 51 vjeç, dhe Niko (alias Faslli)  Sina, 48 vjeç, banues në fshatin Rreth Kale Dibër.

Këta shtetas janë dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Apelit të Napolit në Itali në vitin 2006, me nga 14 vjet e 11 muaj burgim secili për veprat penale “Vrasja me dashje e kryer në bashkëpunim”, dhe “Vrasja e mbetur në tentativë”.

Këta shtetas në Komunen Griciniano d’Aversa, 22.09.1999, kanë vrarë me sende të forta dhe mjetë prerëse shtetasin shqiptar  B.C dhe kanë plagosur rëndë shtetasin shqiptar F.S,  për arsye të lidhura me ndarjen e të ardhurave nga aktivitete të paligjshme”, thuhet më tej në njoftimin e bluve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button