VISIT ALBANIA

“Në vend të Mykonosit, zgjidhni Shqipërinë”, “Washington Post”: Do gjeni male idilike për ecje, çiklizëm dhe qytete antike


Kyeministri, Edi Rama ka ndarë në rrjetin e tij Facebook një shkrim të medias prestigjioze “Washington Post”, ku kjo e fundit fton turistët të zgjedhin Shqipërinë për të pushuar, si alternativë edhe ndaj ishullit të famshëm grek, Mikonos.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

“JA EDHE KOLOSI MEDIATIK Washington Post, me jehonën e tij për Shqipërinë turistike e cila u jepet lexuesve si alternativa më e mirë edhe krahasuar me të superfamshmin Mikonosin fqinj, duke i ftuar të provojnë eksperiencën unike përgjatë bregdetit shqiptar me plazhe të kristalta, qytete antike dhe male perfekte për sporte natyrore si paketa më e plotë e turizmit të qëndrueshëm, në vend të destinacioneve të mirënjohura por edhe të mbipopulluara të Mesdheut“, shkruan Rama.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Në vend të ishullit grek Mykonosit i cili renditet lart për udhëtarët amerikanë këtë verë, në shkrimin e “Washington Post” vendi ynë sugjerohet destinacion pushues si një vend ku gjen plazhe mesdhetare, male idilike për ecje, çiklizëm apo dhe qytete antike.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Greqia renditet lart për udhëtarët amerikanë këtë verë dhe ministri grek i turizmit Vasilis Kikilias parashikon 10 deri në 20 për qind më shumë vizitorë në vend këtë vit se sa i kaluari. Si fillim, ishulli grek i Mykonos ishte destinacioni kryesor ndërkombëtar në trend i Airbnb për përdoruesit amerikanë.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Për një alternativë me ujë të pastër kristal dhe çmime të përballueshme, provoni fqinjin verior të Greqisë, Shqipërinë . Do të gjeni plazhe mesdhetare përgjatë Rivierës Shqiptare dhe në brendësi, malet janë idilike për ecje, çiklizëm dhe qytete antike”, shkruan “Washington Post”.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Related Articles

Back to top button