POLITIKËSTAR CHANNEL

Negociatat e integrimit/ BE synon hapjen e të gjithë grupkapitujve këtë vit

Bashkimi Europian po përgatit qëndrimin për Shqipërinë me qëllim mbajtjen e konferencës së katërt ndërqeveritare në fund të muajit mars. I pranishëm në  Këshillin Kombëtar të Integrimit Europian, ambasadori i BE-së në Tiranë Silvio Gonzato u shpreh besimplotë për hapjen e të gjithë grupkapitujve këtë vit.

RREKLAMA JUAJ KËTU!

“Ne shpresojmë që të gjithë grup-kapitujt të hapen këtë vit. Por sfida e vërtetë nuk është vetëm hapja e grup-kapitujve dhe negociatave për to, por kryerja e reformave që janë të domosdoshme në mënyrë që legjislacioni i Shqipërisë të jetë në përputhje të plotë me atë të Bashkimit Evropian në të gjitha fushat. Nuk ka më kohë për zvarritje dhe delegacioni i BE-së është i gatshëm të mbështesë Kuvendin për të arritur këtë gjë.”

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Kryenegociatorja Majlinda Dhuka tha se Shqipëria është gati të celë negociatat edhe për 17 fusha të tjera të ekonomisë së tregut dhe konkurueshmërisë.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

“Sot Shqipëria është mesatarisht e përgatitur në 24 nga fushat nga 33 të tilla sa i përket kritereve për anëtarësim, ndaj dhe them se Shqipëria është në miljet e fundit të rrugës së saj europiane. Gjatë vitit 2025 Shqipëria do të përmbyllë çeljen e negociatave për të gjitha fushat dhe të avancojmë me zbatimin e reformave të planit të Shqipërisë europiane.”

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Ndërsa sipas Jorida Tabakut puna më e veshtire nuk është hapja por mbyllja e grupkapitujve.

“Sot, zgjerimi i BE-së nuk është më thjesht një çështje burokratike apo ekonomike. Ai është një çështje sigurie dhe stabiliteti. Shqipëria duhet të jetë e përgatitur për këtë realitet të ri dhe duhet të nisë një debat kombëtar mbi detyrimet që kemi ndaj këtij procesi.”

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Në fund të 2024, u hapën dy grup kapitujt e parë, Themeloret e Politikat e Jashme. Ndërsa ambicia e Shqipërisë është mbyllja e grupkapitujve brenda 2027. Ndërsa për te rikonfirmuar mbeshtetjen e Bashkimit Europian, të Enjten Tiranën do e vizitojë Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button