KRONIKËSTAR CHANNEL
Nën masa të rrepta sigurie, mbërrin në gjykatën e Shkodrës autori i dyshuar i masakrës me 2 të vrarë dhe 2 të plagosur

Në Gjykatën e Shkallës së Parë Shkodër po zhvillohet sot seanca gjyqësore për caktimin e masës së sigurisë ndaj Ragip Gilës, 28 vjeç, i cili tre ditë më parë ekzekutoi me armë zjarri dy persona dhe plagosi dy të tjerë, brenda një lokali në qendër të qytetit.
Prokuroria ka ngritur ndaj Gilës disa akuza të rënda, mes tyre “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, “Vjedhja me armë”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.
Ngjarja tronditi opinionin publik, ndërsa pritet vendimi i gjykatës për masën që do të jepet ndaj autorit të krimit.




