KRONIKËSTAR CHANNEL

Nëna e 15-vjeçares së përfshirë në dhunimin e 17-vjeçares: “Kur kthehej në orët e para të mëngjesit, thoshte se ishte me shoqet”

Nëna e njërës prej 15-vjeçareve të përfshira në dhunimin e 17-vjeçares në Fier ka folur sërish para mediave, përpara ambienteve të Gjykatës së Fierit, ku u zhvillua seanca për verifikimin e masave të sigurisë ndaj tre vajzave të dyshuara.

Ajo deklaroi se vajza e saj ndodhet e shtruar në spital psikiatrik, ku po merr trajtim mjekësor, ndërsa theksoi se familja kishte kërkuar ndihmë prej kohësh për gjendjen e saj.

Reklama në FieriWeb - “”

Sipas saj, problemet kishin nisur që kur e bija ishte nxënëse në një shkollë 9-vjeçare shtetërore. Ajo pretendon se familja kërkoi mbështetje nga shkolla dhe psikologia, por nuk mori ndihmën e nevojshme. Më pas iu drejtuan Zyrës Arsimore Fier dhe tentuan ta regjistronin vajzën në një shkollë private, ku, sipas nënës, ajo nuk shkoi asnjë ditë pasi ndihej e bullizuar.

Nëna tha gjithashtu se nuk është në dijeni të diagnozës apo trajtimit që po merr vajza në spital.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

“Nuk di asnjë gjë për gjendjen shëndetësore të vajzës. Jam shqetësuar shumë. Në spital e kam takuar dy herë, më duket jo aq mirë. Nuk e di nëse është në dijeni të pamjeve që janë bërë virale. Kur kthehej në orët e para të mëngjesit më thoshte se kishte qenë me shoqet, nuk më tregonte më shumë. Nuk i njihja shoqet dhe as prindërit e tyre. I pashë për herë të parë në polici. Vajzën që është dhunuar dhe familjen e saj nuk i njoh fare. Nuk kam marrë avokat për vajzën. Prej një viti kemi kërkuar ndihmë. Kur shkuam në shkollë bashkë me bashkëshortin, drejtoresha na nxori jashtë. Unë dua vetëm kurimin e plotë për vajzën time dhe këtë e kam kërkuar edhe në gjykatë”, u shpreh ajo.

Ndërkohë, në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier u paraqitën tri vajzat e përfshira në ngjarjen që tronditi opinionin publik.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

19-vjeçarja Lionela Lamaj dhe dy 15-vjeçaret dolën para trupit gjykues për verifikimin e kushteve dhe kritereve të vijimit të masave të sigurisë.

Lionela Lamaj është arrestuar me kërkesë të Prokurorisë, nën dyshimin për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, kryer në bashkëpunim, ndërsa dy të miturat vijojnë të jenë nën hetim në kuadër të të njëjtit procedim penal.

Reklama në FieriWeb

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Related Articles

Back to top button