BOTA

Nëna e re nga Suedia vdes pas ndërhyrjes së shumëfishtë estetike në klinikën turke


Një 33-vjeçare nga Suedia ka ndërruar jetë pas ndërhyrjeve estetike në disa pjesë të trupit. Nëna e re dëshironte që me anë të operacioneve të arrinte atë që besonte se ishte “trupi i ëndrrave”.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

“The Sun” shkruan se viktima e identifikuar vetëm si Jeanette, kishte arritur që të kontaktonte me familjen pak pasi kreu operacionet. Ajo u kishte thënë se procedura që zgjati tre orë, kishte shkuar “mirë”.Por pasi është kthyer në dhomën e hotelit, Jeanette nisi të ndjente të përziera, dhimbje në këmbë dhe u shtri për t’u rikuperuar.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

E reja u shtri të flinte pranë të dashurit, por kur ai u zgjua, e gjeti atë të ftohtë dhe të paaftë të reagonte. Grupet e emergjencës e shpallen atë të vdekur.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Sipas “The Sun”, 33-vjeçarja kishte udhëtuar nga Suedia drejt Turqisë për procedurat, dhe raportohet se ishte zhvendosur në një tjetër klinikë në momentet e fundit.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Të afërmit gjithashtu pretendojnë se ishte lënë të dilte nga spitali vetëm shtatë orë pas procedurës, kur në fakt kishte paguar për 48 orë kujdes pas operacionit.

Familja e saj ka marrë sërish trupin e ndjerës në Suedi. Ajo u varros në fundjavë në Slättåkra pranë Halmstad.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Nga ana tjetër, policia turke është duke hetuar vdekjen e Jeanette por zbulimet e bëra deri tani mbrohen nga konfidencialiteti dhe nuk janë publikuar.

Një i afërm i të ndjerës tha për mediat suedeze: “Ata dyshojnë se kishte bllokim arteriesh, sipas simptomave që kishte kur u kthye në hotel, por ende nuk janë konfirmuar”.

Një i afërm i Jeanette tha se familja ishte përpjekur ta bindte të hiqte dorë nga operacionet.

“Ne shpresojmë që historia e Jeanette të dëgjohet nga të gjitha ato vajza që mendojnë të bëjnë diçka të ngjashme. Edhe pse është e tmerrshme ndoshta me vdekjen e saj Jeanette mund të shpëtojë jetë të tjera”, tha i afërmi.  

Related Articles

Back to top button