AKTUALITETSTAR CHANNEL

Nga 19 gushti, Çertifikata e Aftësimit Profesional (CAP), integrohet në lejen e drejtimit si Kodi 95

Duke filluar nga data 19 gusht 2025, Çertifikata e Aftësimit Profesional (CAP) do të jetë e integruar automatikisht në lejen e drejtimit, duke u shënuar si Kodi 95. Me këtë ndryshim, shmanget kartoni i veçantë që mbante secili drejtues mjeti, duke ulur kostot dhe duke thjeshtuar procedurat për qytetarët.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Sipas njoftimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR), ky hap është pjesë e procesit të modernizimit të shërbimeve dhe përafrimit me standardet europiane.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

“Integrimi i CAP në lejen e drejtimit sjell lehtësim për drejtuesit e mjeteve, ulje të shpenzimeve dhe rritje të sigurisë në qarkullim, pasi të gjitha të dhënat pasqyrohen në një dokument të vetëm zyrtar”, thuhet në reagimin e DPSHTRR.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Ky ndryshim është pritur pozitivisht nga shoferët profesionistë, të cilët nuk do të kenë më nevojë për dokument shtesë gjatë ushtrimit të punës së tyre.

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Back to top button