KRONIKËSTAR CHANNEL
Nga Fieri në Sarandë për vjedhje në seri, arrestohen dy fierakët në operacionin “Pick pocket”
Dy shtetas nga Fieri janë arrestuar nga Policia e Sarandës në kuadër të operacionit të koduar “Pick pocket”, pasi dyshohen për një sërë vjedhjesh të kryera në qytet.
Në pranga kanë rënë A. P., 58 vjeç dhe E. S., 45 vjeç, të dy banues në Fier dhe me precedent penal për vjedhje.
Sipas policisë, dyshohet se më 25.04.2026 ata i kanë vjedhur celularin një shtetasi në Sarandë, ndërsa rezultojnë të përfshirë edhe në dy raste të tjera vjedhjeje portofolash me para, të ndodhura në datat 19.04.2026 dhe 28.01.2026 në lagjet nr. 3 dhe nr. 4 të qytetit.
Hetimet vijojnë për të zbardhur raste të tjera të mundshme, ndërsa materialet i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.




