AKTUALITETKRONIKË

NGA KUVENDI NË BURG/ Arrestohet socialisti Jurgis Çyrbja, ish-deputeti u padit nga Paloka për abuzime në Hipotekën e Durrësit


Socialisti Jurgis Çyrbja, i cili pak ditë më parë “dorëzoi” mandatin e deputetit, është arrestuar këtë të diel me urdhër të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Arrestimi është kryer në Durrës, teksa Çyrbja ishte duke udhëtuar me makinë me shoferin e tij.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Sipas burimeve jo zyrtare, mësohet se Çyrbja akuzohet se ka shpërdoruar detyrën, në kohën kur drejtonte Hipotekën e Durrësit, pa e marrë ende mandatin e ligjvënësit.

Reklama në FieriWeb - “CALABRIA”

Në atë kohë drejtues politik i qarkut Durrës, Edi Paloka, ka çuar në SPAK deputetin aktual për “shpërdorim detyre”, për firmosjen brenda të njëjtës ditë të dy praktikave legalizimi për të njëjtën pronë, por në dy emra të ndryshëm, duke realizuar kështu mbivendosje prone.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Nga 2021 deri më sot, ky hetim është udhëhequr nga prokurori i SPAK-ut, Dritan Prençi.

Vetë Çyrbja teksa dha shpjegime për 5 orë me rradhe, kur doli nga SPAK deklaroi se nuk ishte marë i pandehur. Por në të njëjtën kohë nuk vuri në dukje në media se kishte kërkuar dorëheqjen nga mandati i deputetit.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button