AKTUALITETKRONIKËRAJONI

Nga marijuana tek kokaina rozë, kapet sasia e madhe në Greqi. Në kërkim shqiptari


Policia greke ka sekuestruar një sasi të madhe droge, në një operacion që ka çuar në arrestimin e një personi dhe shpalljen në kërkim të dy të tjerëve.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Bëhet fjalë për droga të llojeve të ndryshme duke filluar nga marijuana e deri tek kokaina rozë apo metamfetamina.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Policia greke ka siguruar informacion për veprimtarinë e një grupi kriminal në zonën e Lekanopedio në Athinë dhe pas disa kohë hetimesh ka ndërhyrë me një operacion mbrëmjen e së martës.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Forcat e policisë kanë ndërhyrë në dy banesa në rrugët “Stuart 2” dhe “Athanasiou Diakou” në Athinë.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Në njërën nga banesat është arritur të arrestohet shtetasi grek Marios Kouskoulis 30 vjeç, ndërsa në banesën tjetër nuk është arritur të kapen të dyshuarit.

Banesa e dytë rezulton se i ishte dhënë me qera shtetasit grek Nikolaos Gardas 33 vjeç nga shtetasi shqiptar Panajot Mahmutaj 24 vjec nga Patosi.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Gjatë kontrolleve janë gjetur dhe sekuestruar 53 kg 290 gram marijuanë, 3 kg 242 gram kokainë, 875 gram kokainë rozë, 875 gram ketaminë, 545 gram metamfetaminë, 127 mijë e 215 euro, 1 automjet, 1 celular, 3 peshore, 1 grirëse hashashi, 1 pajisje numërimi kartmonedhash, 1 pajisje metalike presuese, paketime droge, 2 role membrane.

Sipas policisë greke, vetëm kokaina rozë e njohur si “Tusi” shitej për 100-120 euro/gram.

Policia ka arrestuar shtetasin grek Marios Kouskoulis 30 vjeç dhe ka shpallur në kërkim grekun Nikolaos Gardas 33 vjeç dhe shqiptarin Panajot Mahmutaj 23 vjeç nga Patosi.

Ky i fundit rezulton me precedentë penalë në Greqi pasi në vitin 2018 është identifikuar si pjesë e një grupi kriminal që kishte kryer 72 vjedhje në Athinë.

Related Articles

Back to top button