Nga marrëdhëniet Shqipëri-Greqi tek sfidat globale/ Gazeta “Tovima” intervistë me Ramën: Një lider i madh evropian

TIRANË- Edi Rama, një lider i madh europian. Kështu e ka titulluar artikullin e saj e përditshmja greke Tovima, e cila gjatë një intervistë me kreun e qeverisë ka vënë në dukje lidershipin e tij duke u ndalur edhe tek parteneriteti i Shqipërisë me Bashkimin Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Por vëmendjen më ta madhe ia ka kushtuar marrëdhënies Shqipëri-Greqi, e cila u tensionua për shkak të Fredi Belerit.
Marrëdhënie e cila sipas Edi Ramës është përmiRësuar duke u ndalur edhe tek çështjet e pazgjidhura mes dy vendeve siç janë kufijtë detare.
“Kemi një shprehje që thotë: “Kur ke bërë shtratin, mund të djegësh të gjitha batanijet për një plesht.” Mendoj se momenti u humb, sepse kishim bërë një fillim shumë të mirë kur Kirjakos erdhi në pushtet. Kishim një perspektivë të përbashkët për historinë e gjatë dhe rëndësinë e marrëdhënieve tona dhe natyrisht donim të çonim përpara disa çështje të hapura. I kushtojmë shumë rëndësi përfundimit të këtij ligji absurd për gjendjen e luftës mes nesh”, tha ai.
Rama thotë se ka ardhur koha që të shfuqizohet ligji I luftës për të çuar përpara marrëdhëniet me dy vendeve.
“Nuk është shfuqizuar, por duhet të shfuqizohet. Ajo që ndodhi në të vërtetë ishte se nënshkruam një traktat miqësie. Po, por ligji ende ekziston. Pra, kemi një traktat që na bën miq shumë të ngushtë, ndërsa ligjërisht jemi në luftë. Kjo është marrëdhënia disi “skizofrenike” që kemi si fqinjë”
I pyetur nëse do ta vizitojë Athinën, Rama tha se mund të shkojë por jo për fushatë.
Sipas tij qeveria ka një program që synon të promovojë mundësi punësimi në sektorin e turizmit dhe ndërtimit në Shqipëri për shqiptarët që jetojnë në Greqi, por duan të kthehen në vendlindjet e tyre.