AKTUALITETSTAR CHANNEL
Nga nesër, hapet për qarkullimin e automjeteve tuneli i Llogarasë

Duke nisur nga dita e nesërme, 24 maj, tuneli i shumëpritur i Llogarasë do të jetë i hapur për qarkullimin e automjeteve. Vepra infrastrukturore konsiderohet një lehtësim i madh për udhëtimin drejt bregdetit të jugut, duke shkurtuar ndjeshëm kohën dhe distancën për pushuesit dhe turistët.
Kalimi në tunel do të jetë pa pagesë deri më 15 shtator, duke iu shërbyer drejtpërdrejt fluksit të lartë të automjeteve gjatë sezonit turistik veror.
Autoritetet bëjnë me dije se ndalohet qarkullimi në këtë segment për mjetet e tonazhit të rëndë, të cilat do të duhet të ndjekin rrugë alternative.
Hapja e tunelit vjen si pjesë e përpjekjeve për përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe nxitjen e turizmit në jug të vendit.