AKTUALITET

Nga plazhet më të lira, tek ata më të shtrenjtë/ Sa kushtojnë shezlonget në Shqipëri? Po plazhet e Fierit?


Teksa vera ka ardhur me temperaturat e larta, të gjithë kemi planifikuar pushimet, duke zgjedhur detin për t’u relaksuar.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Për të gjithë ata që kanë vendosur të pushojnë në Shqipëri, një nga detajet më të rëndësishme është çmimi i shezlongëve.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Këtë sezon, për të bërë plazh në Shqipëri çmimet variojnë nga 300 lekë, deri në 300 euro që është çmim për persona që zgjedhin të frekuentojnë turzimin elitar në Ksamil.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Në zonën e Lungomares në Vlorë, çmimet variojnë nga 700-800-1200 lekë dhe në zona më ekskluzive duke ecur përgjatë Radhimës arrijnë 2500 lekë, teksa duhet theksuar se gjatë fundjavës ka rritje.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Edhe në Velipojë çmimet duket se janë më të larta. Vetëm në rreshtat e fundit mund të gjejmë shezlongë me 500 lekë, ndërsa ka edhe nga ata që shkojnë 2000-2500 lekë. Ndërsa çmimet më të kripura duket se edhe këtë verë mund t’i gjejmë në Sarandë.

Qyteti është më i lirë se Ksamili, ku në plazhet më minimaliste shezlongët fillojnë me 1000 lekë deri në 5000, ndërsa Ksamili fillon me 1500 në plazhet familjare dhe që janë më minimalist, ndërsa në të tjerat shkon 2000-3000, por kemi edhe turizmin elitar që nis nga 50 euro, 100-200-300 euro.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Borshi, Buneci, Lukova vazhdojnë të kenë çmime ekonomike dhe çadrat shkojnë 1000-1500 lekë.

Ndërkohë plazhi më i lirë mbetet ai i Semanit dhe Darëzezës, ku çmimet variojnë nga 200 lekë deri në 500 lekë./Shqip

Related Articles

Back to top button