POLITIKËSTAR CHANNEL

Nga Shkodra në Sarandë për 12 orë/ Shehaj mbyll turin: E kthejmë Shqipërinë në një vend ku ia del me punë

Të premten, Partia “Mundësia” nisi zyrtarisht fushatën elektorale me një tur të pandërprerë që përshkoi Shqipërinë nga Shkodra në Sarandë, duke ndaluar në çdo qytet të madh për të takuar qytetarë dhe për të dëgjuar shqetësimet e tyre.

Nga Saranda, kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, u shpreh se forca e tij politike po tërheq vëmendjen dhe ka fituar besimin e qytetarëve, pasi nuk merret me “bufa e këneta”, por flet për Shqipërinë që mundohet t’ia dalë me unë të ndershme, duke takuar qytetarët aty ku ata punojnë.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

Shehaj tha se shqiptarët kanë një potencial të jashtëzakonshëm dhe këtë e tregojnë sa herë që u jepet mundësia në vendet e tjera, por shqiptarët vijojnë të jenë populli më i varfër në Europë për shkak të shtetit dhe politikës që i pengon.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

“Sot filloi zyrtarisht fushata elektorale, por ne kemi kohë që kemi filluar dhe po tërheqim vëmendjen sepse po flasim për problemet reale të qytetarëve, po flasim me njerëzit dhe po shkojmë te njerëzit. Ndërkohë që këta merren me unikatila, jo bufi, jo miu e jo këneta, ne jemi të vetmit që shkojmë te bizneset e vogla, te bizneset e mesme. Flasim për Shqipërinë që mundohet t’ia dalë me punë të ndershme.

Më bëri përshtypje një pyetje, që thoshte se kush ka bërë më shumë, Edi Rama apo Sali Berisha. Ata që kanë bërë më shumë për Shqipërinë janë shqiptarët, falë punës së tyre.

Në Shqipëri, shqiptarët nuk kanë pasur mundësinë t’ia dalin dhe janë detyruar të ikin jashtë sepse politika nuk i ka lejuar. Të gjithë sipërmarrësit që takoj më thonë të njëjtën gjë: Agron, unë ia kam dalë me krahët e mia, unë s’kam marrë asgjë nga politika. Kjo është historia e çdo shqiptari.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Shqiptarët kanë një potencial të jashtëzakonshëm, një këmbëngulje e ambicie të jashtëzakonshme, dhe kur gjejmë mundësitë në Perëndim, arrijmë suksese të jashtëzakonshme. Po si është e mundur që një popull kaq i aftë vazhdon të jetë një nga popujt më të varfër në Europë? Për një arsye: sepse kanë pasur një shtet dhe një politikë që i ka penguar.

Ajo që na dallon nga të gjithë të tjerët nuk është vetëm fakti se jemi të vetmit që nuk jemi përlyer në pazare, por jemi dhe të vetmit që nuk ju themi se shteti do i bëjë më të pasur, u themi se shteti nuk do i pengojë. Plani dhe vizioni ynë është ta bëjmë Shqipërinë vendin ku secili nga ne t’ia dalë me punë”, tha Shehaj.

Por si shkoi turi i Partisë Mundësia nga ora 8 e mëngjesit deri në 9 të darkës?

Në çdo ndalesë, kryetari i Partisë, Agron Shehaj, theksoi nevojën për një ndryshim të vërtetë dhe u angazhua për një politikë që u shërben qytetarëve, jo interesave personale.

Shkodër – Nisja e turit dhe thirrja për ndryshim

Shehaj u bëri thirrje qytetarëve të reagojnë kundër sistemit të vjetër dhe të mbështesin një forcë të re, që përfaqëson qytetarët e ndershëm.

“Po nuk reaguam, po nuk punuam, nuk ndryshon gjë. Mos u merr me politikë? Politika merret me ty!

Më besoni, mungon 1 muaj thuajse nga zgjedhjet, 1 muaj nuk është pak. Ne për fatin e mirë kemi mbështetje dhe një pëlqyeshmëri shumë të lartë. Sepse realisht shqiptarët duan ndryshimin dhe ne jemi e vetmja forcë politike që ndryshojmë nga partitë e vjetra dhe ndryshojmë dhe nga partitë e reja që duken sikur janë të reja por me aq pushtet sa kanë pasur janë sjellë më keq se të vjetrat.” – u shpreh Shehaj.

Lezhë – Korrupsioni dhe pronat

Shehaj u zotua për të zgjidhur padrejtësitë e trashëguara mbi pronat dhe për të ndëshkuar me votë të korruptuarit.

“Një nga padrejtësitë më të mëdha lidhet me pronat, kanë vjedhur pronat e qytetarëve shqiptarë, kanë 35 vjet që i gënjejnë dhe vazhdojnë i gënjenjë, shiko si vjen vërdallë, i sorrollasin kot me letra. Duhet një shtet që punon për qyetarët dhe jo pushtetarë që punojnë për veten e tyre. Atë që nuk ke parë në këto 83 vite jetë, do e shohësh nëse vendos të votosh për ndryshimin, për Partinë Mundësia” – i tha Shehaj një qytetari në Lezhë.

Durrës – Paralajmërim për mbrojtjen e votës

Shehaj u dërgoi një mesazh të qartë numëruesve të partive të vjetra: kush manipulon votat, do të përballet me ligjin.

“I bëj thirrje numëruesit e partive të vjetra, nëse mendojnë se mund të vjedhin vota të Partisë Mundësia. Çdo kuti do hapet dhe do çohet në prokurori, do mbajnë përgjegjësi penalisht për çdo votë, të mos numërosh votat do mbajnë përgjegjësi, do hapim çdo kuti nëse duhet” – u shpreh kreu i Partisë Mundësia.

Fier – Fundi i partive të vjetra

Zgjedhjet e 11 majit, sipas Shehajt, janë fundi i epokës së partive të vjetra që i kanë marrë frymën Shqipërisë.

“Unë pavarësisht se çfarë duan t’u tregojnë qytetarëve unë jam i bindur që këto zgjedhje do jenë zgjedhjet e fundit për partitë politike kështu siç edhe ne i njohim. Këto janë zgjedhjet e fundit. Kështu që për të gjithë ata që u thonë shqiptarëve që do zgjidhni mes të vjetrës dhe të vjetrës, këto do jenë zgjedhjet e fundit për partitë e vjetra kështu siç i njohim ne, koha po vjen, ky është një moment historik për Shqipërinë, më në fund drejtësia po vepron dhe po merr fund pandëshkueshmëria në këtë vend e po çlirohen qytetarët shqiptarë nga grabitqarët që i kanë penguar në këto 34 vjet” –u shpreh Agron Shehaj.

Fier (bisedë qytetare) – Ndihmë direkte për familjet në nevojë

Shehaj shpalli propozimin për mbështetje direkte për çdo fëmijë nga familjet me të ardhura nën mesatare.

“Unë mendoj që nëse qeveria do të bëjë diçka për qytetarët, mënyra më e mirë është t’u japë para. Ne duhet të mbështesim familjet. Është e rëndësishme që duke kursyer paratë që shpërdorohen, me atë miliardin e famshëm që duam të kursejmë, duam t’i japim çdo fëmije, nga familjet me të ardhura nën mesatare, 50 euro në muaj nga 0 deri në 14 vjeç. Kjo është një ndihmë konkrete që u jepet familjeve.” –deklaroi kreu i Partisë Mundësia.

Vlorë – Opozita që nuk është bërë kurrë

Kreu i Partisë Mundësia  premtoi një opozitë të fortë e të pakompromis që do të ndëshkojë çdo abuzim me paratë publike.

“Po punojmë për të marrë 2 mandate në Vlorë.”

“Ne do u nxijmë jetën. Ne do ju nxijmë jetën. Ne do bëjmë një opozitë që nuk është bërë kurë në Shqipëri në këto 34 vite. Jo sepse kemi ndonjë gjë me ata, sepse nuk kam asgjë personale, por sepse po vjedhin paratë e qytetarëve shqiptarë. Të vjedhësh popullin më të varfër në Europë është e patolerueshme”, tha Shehaj.

Kotë – Mobilizimi dhe shancet

Agron Shehaj theksoi se mbështetja për Partinë Mundësia është e madhe, por kërkoi përkushtim për ta kthyer në votë dhe në ndryshim.

“Ne kemi mbështetje shumë të madhe, nuk mjafton të kemi pëlqyeshmërinë, duhet të jemi prezentë. Ju garantoj që jemi shumë mirë, por duhet të vazhdojmë të punojmë. Jo vetëm të punojmë të mbajmë votat që kemi, por edhe t’i shtojmë.

Kjo është Mundësia jonë, kjo është mundësia për të gjithë ne që të punojmë për ta bërë Shqipërinë vendin e mundësive për të gjithë. Është e papranueshme që pas 34 vitesh shqiptarët vijojnë të ikin si në vitin ’91”, tha Shehaj.

Sarandë – Shqipëria, një vend ku mund t’ia dalësh me punë

Shehaj tha se shqiptarët kanë një potencial të jashtëzakonshëm dhe këtë e tregojnë sa herë që u jepet mundësia në vendet e tjera, por shqiptarët vijojnë të jenë populli më i varfër në Europë për shkak të shtetit dhe politikës që i pengon.

“Plani dhe vizioni ynë është ta bëjmë Shqipërinë vendin ku secili nga ne t’ia dalë me punë”. 

Turi u përmbyll në Sarandë.

Të dielën, më 13 prill, ora 17:00, në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, Partia “Mundësia” do të zhvillojë aktivitetin zyrtar të çeljes së fushatës dhe prezantimit të programit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button