POLITIKË

Nga Vladimir Muçaj: Jep dorëheqjen tani, Doktor Berisha!

Nga Vladimir Muçaj Editorial:

Reklama në FieriWeb

Jep dorëheqjen tani, Doktor!

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Në këtë Shqipëri që jetojmë sot, ku gjithçka është polarizuar, ku politika është kthyer në një ndeshje të përjetshme mes individësh dhe jo ideve, duket se asnjë lider nuk e ka ndërmend të largohet me vullnet të lirë. Por pikërisht këtu nis edhe rrënimi i politikës shqiptare.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Është koha që Sali Berisha, ish-president, ish-kryeministër, lider historik i së djathtës, të japë dorëheqjen dhe të tërhiqet një herë e mirë nga drejtimi i Partisë Demokratike.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

Unë nuk e them këtë si një kundërshtar politik. E them si një gazetar me 25 vite  përvojë, që ka parë gjithë jetën e vet politike me sytë e një brezi që nuk pati mundësi të zgjedhë liderët, por vetëm të trashëgojë pasojat e tyre.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"

Koha e Berishës si udhëheqës politik ka mbaruar. Çdo ditë që qëndron në krye të një partie të fragmentuar, ai nuk i shërben më opozitës, por vetvetes. PD-ja nuk ka nevojë më për një figurë historike, por për një frymë të re. Për një rilindje të vërtetë që nuk mund të vijë për sa kohë e shkuara mban peng të tashmen.

Dorëheqja e Sali Berishës nuk është vetëm një akt politik. Është një nevojë morale. Një domosdoshmëri për demokracinë brenda opozitës, që prej vitesh po mbijeton mes përçarjes, inateve dhe liderëve të vetëshpallur.

Drejtësia që po troket në derën e tij nuk mund të jetë pretekst për të qëndruar në karrige. Askush nuk mund të pretendojë se është simbol i lirisë dhe njëkohësisht të fshihet pas partisë për të shmangur përballjen me ligjin. Kjo është e papranueshme në një shoqëri që pretendon të jetë demokratike dhe europiane.

Shumë demokratë të ndershëm, që e kanë ndjekur Berishën për tre dekada, nuk mund ta thonë dot me zë të lartë, por sot mendojnë të njëjtën gjë: koha e tij ka përfunduar. Një lider i vërtetë nuk është ai që mbahet pas pushtetit me çdo kusht, por ai që largohet në kohën e duhur, për t’i hapur rrugë brezave të rinj.

Berisha duhet ta kuptojë se historia nuk e gjykon vetëm për atë që ka bërë, por edhe për mënyrën se si largohet. Të tërhiqet tani, pa imponuar trashëgimtarë, pa krijuar fraksione, pa e djegur shtëpinë që ndërtoi vetë. Kjo do të ishte ndoshta vepra e tij më e madhe dhe më emancipuese për Shqipërinë politike.

Ka ardhur koha që opozita të lirohet nga hije e të shkuarës. Ka ardhur koha që fjala “ndryshim” të mos jetë vetëm slogani i rradhës, por realiteti që nis me një akt të thjeshtë: Dorëheqja e Sali Berishës. /newsalbania.al

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button