AKTUALITETKRONIKË

Nga vrasja dhe djegia e Isa Çopës te zhdukja e Julianit 10-vjeçar, “Në Shënjestër” zbardh për herë të parë letrat për babain: Si lidhen ngjarjet dhe detajet e rrëmbimit


Emisioni “Në Shënjestër” i është rikthyer historisë së zhdukjes pa gjurmë të 10-vjeçarit Julian Çela më shumë se një dekadë më parë. Fëmija ishte në një qendër interneti kur u thirr nga dikush dhe prej atij momenti nuk dihet asgjë për fatin e tij.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Pjesë nga dokumentari:

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Por le të kthehemi edhe njëherë të detajet e dosjes. Grupi hetues u ndal në vijim edhe te puna e babait të tij Skënder Çela, në Shërbimin Informativ. Dhe te një nga dosjet më intriguese, që vetë emisioni ‘Në shënjestër’, ka sjellë në vëmendje gjatë punës së tij. Atë të vrasjes dhe më pas karbonizimit të trupit të oficerit madhor të Shërbimit Informativ në Durrës, më 24 Tetor 2011, Isa Çopa.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Trupi i tij u gjet brenda makinës së tij në zonën e Currilave në Durrës, me gjasa i ekzekutuar dhe më pas shkrumbuar nga autorët e krimit. Një dosje të cilën thuhet se po e kalonte në duar edhe Skënder Çela, babai i 10-vjeçarit të zhdukur, Julian Çela, i cili në këtë kohë mbulonte detyrën e zv/drejtorit në Drejtorinë Kundër Terrorit në Shërbimin Informativ.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Por si lidhen këto dy ngjarje me njëra-tjetrën. Ajo e eliminimit të oficerit të SHISH në Durrës Isa Çopa dhe zhdukjes së djalit të një tjetër drejtuesit madhor po të SHISH, këtë herë në Tiranë. Çfarë përmbanin dy letrat që mbërritën në godinën e Shërbimit Informativ, në adresë të Skënder Çelës? Ku të dyja këto letra kishin emër dërguesi, por që nuk u mësua kurrë nëse ky emër ishte i vërtetë, apo ishte një person që fshihej pas gjeneraliteteve të rreme. Letrat ishin të shkruara me dorë, të dërguara në adresë të babait të Julianit, por që nuk u hetuan kurrë mbi përmbajtjen dhe origjinën e tyre dhe nëse kishte ndonjë bazë vërtetësie në ato thënie. Në njërën prej tyre jepeshin detaje, për zhdukjen e Julianit. Përmbajtjen e njërës prej letrave publikohet për herë të parë shkurtimisht në këtë dokumentar.

 “I Dashur Z. Skënder Çela.Unë kam punuar 22 vite në SHISH, ku jam larguar me urdhër politik. Si koleg unë ju njoftoj se djali juaj, Julian Çela, është marrë vetëm disa orë nga Ardian Përrenjasi dhe pastaj nga një makinë e drejtuar nga një polic. Ku i ka thënë Julianit që: ‘Jemi shokë të babit’. ‘Hip, të çojmë ke babi pasi është keq’. Dhe bashkë me një shokun e tij e kanë çuar në Selitë të Vogël. Ku e kanë mbajtur 12 orë në vilën e një personi me pseudonimin ‘Lleshi’, i njohur si kapo i një bande të famshme. Më pas ky person e ka çuar djalin tënd bashkë me një mikun e tij nga Brataj i Vlorës, në një stan bagëtish”, thuhet në letër.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”


Sipas letrës në vazhdim, që duhet marrë me rezervat e saj, pasi është çuar në këtë stan bagëtish, më pas është nisur me gomone në Itali. Dhe më tej në Zvicër për trafik të organeve, ku të përfshirë sipas letërshkruesit janë edhe personazhe të tjerë të lidhur me ekzekutimin e gjyqtarit Skerdilajd Konomi, në qendër të Vlorës, më 9 Shtator të vitit 2011 për pronat në bregdetin e Durrësit. “Pasi Julianin e çuan në stan çobanësh, atë më pas e kanë nisur me gomone. Dhe nga aty banda e ka dërguar në Lugano të Zvicrës për trafik të organeve, gjë që deri tani nuk e kanë bërë. Për të rrëmbyer Julianin, ‘Lleshi’ dhe ‘Babaxhani’ kanë marrë 87 000 euro. Me urdhër të B. T, ‘Lleshi’ vendosi me dorën e tij C4 në makinën e Skerdi (Konomit), në Vlorë. Ku e ndihmoi shumë, dhe G.T nga Vlora. Ata e vranë Skerdilajd Konomin, për pronat në Durrës. Këtë e di mirë ti dhe shokët e tu në SHISH”, thuhet në letër.

Related Articles

Back to top button