KRONIKË

Ngacmoi dhe abuzoi seksualisht me një shtetas të mitur, policia shpall në kërkim 63-vjeçarin

Policia e Tiranës ka bërë me dije se është shpallur në kërkim shtetasi me inicialet P. M. Ky i fundit u shfaq mbrëmë në emisionin investigativ “Piranjat” teksa dyshohet se ngacmonte seksualisht një shtetas të mitur, si dhe kishte abuzuar seksualisht me të.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Ishte gazetari Eraldo Harlicaj që denoncoi dhe investigoi rastin duke treguar edhe pamjet filmike. Për këtë është vënë menjëherë në lëvizje Policia e Shtetit ku thuhej:

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

“Në lidhje me një video të postuar mbrëmjen e djeshme në emisionin investigativ “Piranjat”, për një shtetas që dyshohet se ngacmon seksualisht shtetas të mitur si dhe që kishte abuzuar seksualisht me një prej tyre, ju sqarojmë se:

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Më datë 08.08.2023, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në ngarkim të shtetasit P. M., 63 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”.

Reklama në FieriWeb

Në vijim të veprimeve është bërë shpallja në kërkim e shtetasit P. M., dhe po punohet për kapjen e tij”.

Related Articles

Back to top button